Flash

Meta për përgjimin e Artan Lames: Tronditës, drejtësia të nisë hetimet, policia mos fshehë provat

Lapsi.al 20 April 2021
Meta për përgjimin e Artan Lames: Tronditës, drejtësia

Ilir Meta reagoi ashpër pas publikimit të përgjimeve nga gazetari investigativ,  Artan Hoxha, për drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, ku mes të tjerash në audio dëgjohet të thotë se “nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur”.

Lexo më tej: 

Gazetari Artan Hoxha zbulon skandalin/ Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e Rilindjes 

Meta e cilëson tronditës audio-përgjimin e Lames, që sipas tij, provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa i bën thirrje drejtësisë “të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”.

Reagimi i Metës: 

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.

Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.

Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI