Flash

Patronazhistët/ Rama ndryshon sërish version: Databaza e publikuar është e PS, por e kanë ndryshuar

Lapsi.al 20 April 2021
Patronazhistët/ Rama ndryshon sërish version: Databaza e publikuar

Kryeministri Edi Rama po jep çdo ditë nga një version të ri në përpjekje për t’i shpëtuar skandalit të mbledhjes së të dhënave personale nga patronazhistët e PS në një databazë.

Në ditët e para pas publikimit të databazës me të paktën 910 mijë emra, Rama e mohoi që kjo të ishte e PS-së.

“Ajo që ka dalë është shumë e vjetër për të qenë e jona” - tha Rama atëherë, por duke pranuar se edhe PS kishte një databazë të saj.

Më pas doli versioni se një databazë e tillë gjendej online dhe mund ta shihnin të gjithë apo mund ta blinin për pak dollarë.

Versioni i radhës ishte se edhe PD ka një databazë me numra telefoni dhe ID.

Këtë të martë Rama e bëri të dukej qesharak shqetësimi i shumë qytetarëve që numri i kartës së tyre të ID së bashku me të dhëna të tjera mund të përbënte rrezik.

Rama lexoi publikisht numrin e kartës së tij të ID gjatë një takimi në Korçë duke u shprehur se nuk kishte asnjë rrezik publikimi i tij.

Në mbrëmje në një intervistë për Euronews Albania, Rama pranoi se një pjesë e databazës së publikuar nga lapsi.al është e PS.

“Databaza jonë nuk është e bazuar në kartat e identitetit, por ajo çfarë ka dalë është një përzierje e informacioneve që ne kemi disponuar, por që gjithsesi nuk janë të reja, janë goxha të vjetra dhe e informacioneve që janë hedhur aty.

Besoj që ka një arsye që ata që kanë bërë përhapjen e këtyre informacioneve në media nuk i përgjigjen kërkesës së organeve të hetimit për të dorëzuar bazën e të dhënave që disponojnë” – tha Rama duke aluduar që numrat e kartave të ID i ka shtuar dikush tjetër duke nenkuptuar lapsi.al.

Pyetja që duhet të përgjigjet Rama është se kush përveç një institucioni shtetëror mund të plotësonte të dhënat e ID për 910 mijë persona? ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI