Flash

Rama mbron patronazhistët, me të njëjtën alibi si Elvis Roshin (video)

Lapsi.al 20 April 2021
Rama mbron patronazhistët, me të njëjtën alibi si Elvis

Edi Rama është vënë në pozicionin e zakonshëm të atij që bën alibinë e krimit. Ai ndodhej sot pasdite në stadiumin e Elbasanit, ku u shfaq me kartën e vet të identitetit në dorë me shpresën që të shndërrojë në qesharak problemin e patronazhistëve përgjues të PS. Rama ndau të dhënat personale, ndërsa u shpreh: "E kujt i duhet ky numri, e ç’a do bëni me këtë numër?!Rama gjithashtu theksoi se të dhënat e marra nga karta e identitetit, krahasohen lehtësisht me marrjen e targës së makinës.

"Dua të lexoj numrin tim të kartës së identitetit për të gjithë ata që ju fusin në konfuzion. Rama; Edi; Kombësia shqipare; lindur në Tiranë; 04/07/1964 dhe numri i kartës time është G40704039G".

Por të njëjtën lojë ka bërë Rama për një kohë të gjatë para se të detyrohej për të firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi (video poshte).

 

 Por, para se të nënshkruante largimin e Roshit ai e kishte mbrojtur atë. Rama tallej me ligjin e dekriminalizimit, i cili bëri “kurban” kryebashkiakun e Kavajës. Në videon lart shihet Rama gjatë një takimi në Kavajë ku bën batuta me Elvis Roshin.

“Kisha dëshirë të vinte këtu krimineli që drejton Kavajën. Kemi kalu një ligj për dekriminalizimin. Sipas atij ligji nuk shpëton askush që ka bërë dicka. Mezi po pres zbatimin e ligjit, që t’i çoni letër Lulit dhe t’i thonë: “Po ky si shpëtoi mo”, shprehej Rama.

Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI