Flash

Rama mohon skandalin: Audio-përgjimi i Artan Lames është i vjetër

Lapsi.al 20 April 2021
Rama mohon skandalin: Audio-përgjimi i Artan Lames është i

Kryeministri Edi Rama thotë se audio-përgjimi i dalë sot në media për kreu ne Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nuk ka të bëjë me fushatën elektorale të 25 prillit. Ai tha se bëhet fjalë për një përgjim të ndodhur katër vjet më parë kur nuk ishte ndryshuar ende ligi për legalizimet.

“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash”, - deklaroi kreu i qeverisë.

“Janë mbledhur për ligjin dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet ajo. Është një video e përkthyer sipas interesave të Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Në këtë rast është për të thënë që nuk mund t’u thuhet qytetarëve kjo gjë pasi për ndryshe të gjitha ata çohen në revoltë. Me ligjin e Saliut nuk legalizoheshin ndaj ndryshuam ligjin dhe tani do t’i legalizojmë”, - shtoi z. Rama.

Kryeministri mohon që gjatë fushatës të ketë presion për të dalë në takimet e PS apo për të votuar për mazhorancën. Ai madje shtoi se mjekët dhe mësuesit po bëjnë fushatë për Bashën.

“Ku bën vaki më kjo, kjo ka vdek me Sali Berishën. Njerëz që pushohen nga puna që vijnë në miting/ jo, këtu ka ndodhur e kundërta. Nuk ndodh që t’i lajmërojmë mësuesit që të dalin në miting. Tani dalin mësues dh mjekë që punojnë në shtet dhe dalin e flasin për programin e opozitës me Lulzim Bashën”, tha z. Rama.

LEXO EDHE: Gazetari Artan Hoxha zbulon skandalin/ Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e Rilindjes

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI