Flash

Basti i Ramës: Nëse nuk marr 71 deputetë, iki fare nga politika

Lapsi.al 21 April 2021
Basti i Ramës: Nëse nuk marr 71 deputetë, iki fare nga politika

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka premtuar se nëse forca e tij nuk merr numrin e mandateve të për të bërë i vetëm qeverinë, do të largohet nga politika.

“Nëse PS nuk merr shumicën (71 mandate) që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegoj dikujt tjetër.

PS nuk do mbarojë nëse mbaron karriera ime. PS do të vazhdojë. Bashkëpunim nga halli unë s’jam më i gatshëm të bëj. Me shqiptarët bashkëpunoj nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar kur kam hyrë në këtë rrugë, do ta arrijmë.

Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri dhe që ta ndash mendjen se mes të parës dhe të bërës është det i tërë në mes. Kjo është arsyeja sepse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI