Flash

Bushati braktis emisionin “Open” në TCH: Këtu regjinë po e bën Taulant Balla

Lapsi.al 21 April 2021
Bushati braktis emisionin “Open” në TCH: Këtu regjinë

Gazetari Andi Bushati ka braktisur studion ende pa mbaruar emisioni “Open” në TCH mbrëmjen e së mërkurës kur po diskutohej vrasja e Elbasanit. Në një moment është futur në lidhje me Skype deputeti i PS-së, Taulant Balla dhe moderatorja e emisionit Eni Vasili tha se do të transmetonte deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të fliste për Bardhin dhe as të komentonte deklaratat e tij. Në këtë pikë Vasili ndryshoi rrjedhën e emisionit dhe vendosi që ta lexonte vetë atë që kishte thënë Bardhi ndërsa Balla vijonte të kundërshtonte për të dëgjuar deklaratat e Bardhit.

Në këto momente gazetari Andi Bushati tha se ishte e papranueshme që regjinë e emisionit ta bënte Taulant Balla dhe në mënyrë demonstrative u largua nga emisioni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI