Flash

Intervista e Meghan dhe Harry sipas analistëve mund të shkaktoj rrëzimin e monarkisë

Lapsi.al 21 April 2021
Intervista e Meghan dhe Harry sipas analistëve mund të shkaktoj

Analistët që merren me institucionin e monarkisë, pretendojnë se intervista e bujshme e Meghan Markle dhe Princ Harry për Oprah Winfrey mund të përmbysë monarkinë arkaike.

Dyshja hodhën akuza të rënda mbi familjen mbretërore për racizëm, duke pretenduar se një anëtar i familjes vuri në dyshim ngjyrën që do të kishte djali i tyre, Archie. Meghan tha gjithashtu se iu mohua ndihma pavarësisht se kishte patur mendime vetëvrasjeje.

Anna Pasternak, ekspertja mbretërore tha se nuk është e sigurt nëse Charles do të ngjitet në fron pas vdekjes së Mbretëreshës.

“Sussex-ët kanë shkaktuar diçka saqë po ndryshon fytyrën e Britanisë. Unë mendoj se monarkia si një institucion arkaik mund të rrëzohet.“, tha ajo.

Ekspertja, beson shumë se kur Mbretëresha të vdesë do të ketë një debat të madh publik.

“Unë mendoj se ajo që Familja Mbretërore dhe këshilltarët e tyre bënë me Meghan do të jetë pjesë e argumentit për ndryshimin”, theksoi ajo.

Kujtojmë se Princ Harry u rikthye në Mbretërinë e Madhe disa ditë më parë për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyshit të tij, Princit Philip. Gjatë funeralit në 17 prill, Harry u shfaq duke ecur në të njëjtën hapësirë me vëllain e tij, William, por të dy ndaheshin në mes nga kushëriri i tyre, Peter Phillips, djali i Princeshës Anne.

Megjithatë gjatë funeralit vëllezërit dukeshin të qetë dhe madje fotografët kapën momente teksa ata shfaqeshin duke biseduar me njëri-tjetrin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI