Flash

Ohio/ Policia vret një 16-vjeçare me ngjyrë

Lapsi.al 21 April 2021
Ohio/ Policia vret një 16-vjeçare me ngjyrë

Policia e Ohios ka qëlluar për vdekje një vajzë afro amerikane 16 vjecare. Agjentët e policisë kanë reaguar ndaj një përpjekjeje për sulm me thikë.

Çdo gjë ndodhi pak minuta para se të merrej vendimi për agjentin e policisë që vrau një vit më pare George Floyd.  Kryebashkiaku i Columbus, Andrew Ginther konfirmoi ngjarjen duke shkruar në profilin e tij në Twitter se një vajzë e re kishte humbur jetën në mënyrë tragjike.

Agjentët e policisë të përfshirë kishin kamera trupi të cilat janë sekuestruar dhe po analizohen në kuadër të hetimeve që kanë nisur për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Kryebashkiaku premtoi se do të bënte publik çdo detaj, dhe u bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hetuesit të kryejnë punën e tyre.

Viktima është Ma’Khia Bryant. Tezja e saj tha për mediat se adoleshentja jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër. Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.

Menjëherë pas publikimit të lajmit shpërthyen protesta në të gjithë qytetin.

 

Të këshilluara

Greqia heq karantinën për turistët

Nuk do të ketë më detyrim karantinimi për ata që shkojnë në Greqi. Autoritetet vendore kanë hequr masën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e Bashkimi...

15:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI