Flash

Rikthehet Trump: Amerika po shkatërrohet, Biden t’i linte gjërat siç ishin

Lapsi.al 21 April 2021
Rikthehet Trump: Amerika po shkatërrohet, Biden t’i linte gjërat

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të martën se vërshimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën mund të shkatërrojë vendin. Në intervistën e parë të rëndësishme që prej largimit nga detyra, Trump tha se administrata e tij e kishte pasur situatën nën kontroll dhe se gjithçka Biden duhej të kishte bërë, ishte të mos merrej fare me çështjen.

“Ata po e minimizojnë aq sa munden, por situata është e tmerrshme dhe mund të shkatërrojë vendin tonë. Njerëzit po vërshojnë dhe gjatë muajve në vazhdim mund të shihni diçka që nuk e keni parë më herët. Ajo që po ndodh në kufirin tonë është e paprecedentë, me dhjetëra mijëra njerëz nisen drejt kufirit. Ajo që Biden duhet të kishte bërë është të linte gjërat siç ishin. Nëse do ta kishte bërë, ne po regjistronim të dhëna shumë pozitive dhe emigrantët po vinin vetëm në mënyrë të ligjshme”, tha Trump.

Të këshilluara

Greqia heq karantinën për turistët

Nuk do të ketë më detyrim karantinimi për ata që shkojnë në Greqi. Autoritetet vendore kanë hequr masën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e Bashkimi...

15:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI