Flash

Kapi makinën me ushqime dhe u zu me shoferin/ Procedohet Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake

Lapsi.al 22 April 2021
Kapi makinën me ushqime dhe u zu me shoferin/ Procedohet Florenc Hoxha,

Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha është proceduar penalisht nga Policia, për shkak se ka qenë pjesë e një konflikti me një shtetas tjetër në zonën e Vaqarrit në Tiranë, mesditën e djeshme. Hoxha është konfliktuar me shtetasin Bledar Goga, i cili kishte një makinë me ushqime, dhe do ti shpërndante për banorët e zonës.

Hoxha i ka bllokuar fillimisht rrugën me makinë shtetasit Goga, dhe më pas dyshohet se janë zënë me grushta me njëri tjetrin. Hoxha pretendon se në këtë mjet kishte ushqime të ndryshme, që do të shpërndaheshin në këmbim të votës.

Pas ngjarjes Goga ka braktisur mjetin me ushqime, të cilat më pas sipas kandidatit për deputet Belind Këllici, u fshehën pranë komisariatit numër 6 në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI