Flash

Kush fiton në 25 prill/ Del në Kosovë sondazhi i fundit për zgjedhjet në Shqipëri

Lapsi.al 22 April 2021
Kush fiton në 25 prill/ Del në Kosovë sondazhi i fundit për

Kompania “Smith Research & Consulting” nga Izraeli ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri që do të mbahen me 25 prill. Sipas këtij sondazhi të publikuar nga Indeksonline në Kosovë, Partia Demokratike me në krye me Lulzim Basha po prin para socialisteve të Edi Ramës. Sipas sondazhit, PD merr 46.1% të votave, kurse PS merr 42.4% dhe LSI ka 10.4%.

Gjatë sondazhit janë bërë edhe pyetje tjera. 56.4% e të pyeturve besojnë se Lulzim Basha do ta fusë Shqipërinë në BE, ndërsa vetëm 43.6% mendojnë se Edi Rama do ta realizojë këtë. 52.5% e përgjigjeve besojnë që Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. 56.2% mendojnë që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të ri citon Indeksonline.

Kompania “Smith Research & Consulting” realizoi një javë më parë edhe një tjetër sondazh për Klan Kosova. Edhe ai nxirrte fitues Partinë Demokratike si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me 44.7% të votave, 42.5% zgjodhën PS-në ndërsa 11.3% shkuan për LSI-në.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI