Flash

Rama: Ilir Meta është turpi ynë. Turp kush voton Ilir Metën!

Lapsi.al 22 April 2021
Rama: Ilir Meta është turpi ynë. Turp kush voton Ilir Metën!

Kryeministri Edi Rama me tone të forta nga Sheshi Skënderbej ka folur ashpër ndaj presidentit Ilir Meta. Rama nga miningu përmbyllës i PS në Tiranë tha se është turp kush voton për Metë, pasi ai duhet të shkojë në shtëpi.

“Ah e doni Lulin kaq shumë sa që doni m dale me votu. Po a ja vlen ti rrisësh vetes taksën që të çoni Lulin të flejë gjumë në kryeministri? Ai ka dy shtëpi. Një pas kryeministrisë, një tjetër më andej. Ka një në plazh. Një afër Likes, që kur shkon ha ‘pëllëmbë’. Të gjithë duhet të votoni për PS. Kini parasysh që nuk është Luli, se me atë rregullohemi ska problem. Problemi është gjetkë. Të mendosh sot për fëmijët do të thotë të mendosh edhe për vajzën e Ilir metës. E cila siç thotë dhe Ilir Meta thotë; babai mos pi, kthehuni në shtëpi. E pra në 25 prill çojeni në shtëpi Ilir Metën. Boll! Mjaft. Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi. Është turpi ynë. I të gjithë popullit shqiptar. Është turpi që Shqipëria ka mundur të këtë aty në krye. Ai turp duhet zhbërë, Turp kush voton Ilir Metën. Turpëron familjen, turpëron veten”, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI