Flash

Aksion i madh i policisë në Zvicër, arrestohen 6 shqiptarët

Lapsi.al 23 April 2021
Aksion i madh i policisë në Zvicër, arrestohen 6 shqiptarët

Gjatë një inspektimi në St.Margrethen dhe Widnau, Policia e kantonit St.Gallen ka arrestuar gjashtë persona. Të akuzuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjithë të arrestuarit punojnë në të njëjtën kompani dhe asnjë prej tyre nuk kishte leje pune. Aksioni i Policisë u zhvillua në bashkëpunim me policinë e imigracionit, gjatë kontrollimit në një kompani e cila bënë lyerjen e ndërtesave të ndryshme në St.Margrethen, shkruajnë mediat zvicerane. Në këtë kompani fillimisht u zbuluan tre punëtorë dhe pronari i biznesit (43-vjeçar).

Pastaj, dy punonjës të tjerë u gjetën duke punuar në një zhavorr në Widnau. Burrat midis moshës 25 dhe 53 vjeç nuk kishin lejet e nevojshme të punës për Zvicrën. Pronari i biznesit as nuk ka leje pune dhe as leje qëndrimi për Zvicrën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI