Flash

Koronavirusi mbërrin deri në majën më të lartë të botës

Lapsi.al 23 April 2021
Koronavirusi mbërrin deri në majën më të lartë

Të paktën një alpinist në malin Everest rezultoi pozitiv për Covid-19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët Sipas BBC, alpinisti norvegjez Erlend Ness ishte izoluar në spital për 8 netë për shkak të virusit. Një alpinist vendas është infektuar po ashtu. Përhapja e virusit është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë te të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit.

Alpinisti norvegjez nuk është i sigurt se ku është infektuar, por dyshon se ka rënë në kontakt me virusin në një nga shtëpitë e çajit përgjatë Luginës së Khumbu.

“Jo shumë njerëz përdorën maska në udhëtim,” shprehet Ness, i cili qëndroi i sëmurë për rreth 6 ditë në male përpara se të evakuohej më 15 Prill me helikopter.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI