Flash

Meta: Rama është në detyrë deri sot në orën 00.00

Lapsi.al 23 April 2021
Meta: Rama është në detyrë deri sot në orën 00.00

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka ftuar sërish në debat kryeministrin Edi Rama.

“Eja tani ne debat ose me thuaj ku te vij te përballemi përpara shqiptarëve. Unë, në çdo kohë që ai është gati, të vijë unë e mirëpres. Në çdo kohë edhe nëse më fton në një studio tjetër. Mjafton që zoti Rama të vij dhe të pranoj ftesën për këtë debat.

Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash.

Edi Rama eshte nje Kryeminister ne largim. Ai e mban kete detyre deri sot ne ora 00:00. Ne ora 00:00 ai e mbyll detyren e tij. Pas kesaj ore ai nuk eshte me Kryeminister, por thjesht nje kujdestar.

Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t'u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm.

Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre. Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit” – tha Meta në Syri TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI