Flash

Meta: Yuri Kim më kërcënoi në telefon, më tha “Dimë disa gjera për ty”

Lapsi.al 23 April 2021
Meta: Yuri Kim më kërcënoi në telefon, më tha

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar për herë të parë një detaj nga përplasjet me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e ka kërcënuar dhe i ka thënë të rrijë urtë sepse di disa gjëra për të.

Meta shtoi më tej se përmes një telefonate, Kim i ka kërkuar një ditë para mbledhjes së KLD-së që të kthejë Dvoranin në KED, por që vetë Meta nuk ka pranuar pasi nuk dëshiron të tradhëtojë Kushtetutën.

“Ambasadoren e dua shumë, e kam shpirt. E përqafoj ambasadoren amerikane, e puth, por i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Meqë donte të hynte në këtë lojë, le ta bëjmë lojën Rama. Kjo zonja më ka marrë në telefon dhe më kërkoi kthimin e Dvoranit në KED.

I thashë moj zonjë do respektojmë Komisionin e Venecias. Po ne dimë diçka për ty më tha, kërcënim i hapur, ambasadorja më kërcënoi.

Çfarë di ti për mua i thashë moj, ja këtë letër do ta publikoj tani i thashë, edhe pse kisha ndërmend ta publikoja pas mbledhjes së tyre që të mos merrnin vendim të gabuar. Tani po i them të gjithë këto. Le të nxjerrë SHBA-ja çfarë di për mua, nuk e tradhtoj Kushtetutën” - tha Meta.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI