Flash

Rama provon dhe mjetin e fundit, përdor Zahon për fushatë

Lapsi.al 23 April 2021
Rama provon dhe mjetin e fundit, përdor Zahon për fushatë

Në mbyllje të mitingut të fundit të fushatës, ku gjatë gjithë kohës kamera kapte vetëm Edi Ramën në skenë ndërsa kandidatët e tjerë të qarkut as nukndukeshin fare, kryeministri rezërvoi edhe një surprizë. Përveç vetes ai hipi në podjum edhe krejt familjen e tij, Lindën, Zahon, Rean dhe Gregun. Vetë Rama tregoi se djali i pleqërisë e donte shumë Vlorën dhe sa herë i kërkonin të bënte detyrat, ai vinte si kusht ta çonin në vilën qeveritare të Vlorës, përballë Sazanit.

Ndonëse, nuk dihet se ç'motiv mund të gjejë Zaho për të bërë mësimet në WAT pas 25 prillit, tani për tani, prindtit vendosën që ai ti fliste vetë popullit nga tribuna. "Unë e dua Vlorën" thërriti fëmija 7 vjeçar, i veshur me një kasketë me numrin 12.

https://lapsi.al/2021/04/23/autogoli-i-rames-me-fushaten-ne-vlore-i-dalin-fotot-e-gabuara/

Edi Rama shpesh është ankuar se kundërshtarët i kanë përdorur familjen për qëllime të ulëta politike.

Edhe në daljen e fundit në "Opinion", ai bëri viktimën duke replikuar se ç' kusur ka biri i tij të dëgjojë thirrjet "Rama ik" të protestuesve të LSI-së. Por sa herë i është dhënë mundësia ai e ka përdorur familjen për shkak të zgjedhjeve. Edhe djalin tjetër Gregun për herë të parë e ka prezantuar në publik ditën që po votohej si kryebashkiak.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI