Flash

Rama flet për përplasjen Meta - Kim: Presidenti ka rrjedhur, 2 rrugë ka pas zgjedhjeve

Lapsi.al 23 April 2021
Rama flet për përplasjen Meta - Kim: Presidenti ka rrjedhur, 2

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse fiton zgjedhjet do të tentojë sërish të shkarkojë Presidentin Ilir Meta pas 25 prillit. I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se pas 25 prillit ka vetëm dy skenarë për Ilir Metën.

“Ka dy skenarë, i pari është që Ilir Meta që përbetohet se është burrë, të japë dorëheqjen dhe të largohet vetë. Skenari tjetër është që ne të nisim procedurën për shkarkimin e Ilir Metës me Parlamentin tjetër. Për arsyen e gjithë degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidentit.

Ka kaq shumë fakte, sa frika e vetme është se çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces, do të mendojë se është çështje e spitalit neuropsikiatrik dhe jo e politikës. Po flasim për nxitje për dhunë, për sjellje brutale”, - tha Rama.

Rama e ka konsideruar një njeri të dalë nga binarët Presidentin Meta, pasi ky i fundit akuzoi ambasadoren Yuri Kim se po mbron kreun e Qeverisë.

“Më 25 prill përveç të tjerëve duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një presidentin zhele. Të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti i Shqipërisë, problemi është çfarë Shqipërie duan shqiptarët të nesërmen, një Shqipëri që të kthehet në duart e Metës dhe Berishës dhe të futet në një kurs përplasjesh me botën, apo një Shqipëri që të çlirohet nga Meta dhe Berisha dhe ti japë opozitës një arsye të reflektojë rreth vetvetes dhe për tu zgjuar pas kaq vitesh.

Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi për gjithë ne, sepse Shqipëria është pa president sot, është hedhur nga dritarja dhe ndodhet mes nesh si një agjitator i dhunës dhe ekstremeve që janë të paimagjinueshme dhe të arrihet të flasë si një kalama, si një kastravec, ti thuash ambasadores boll mbrojtje Edi Ramën është një muhabet zhelesh”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI