Flash

SHBA pritet të njoh gjenocidin armen

Lapsi.al 23 April 2021
SHBA pritet të njoh gjenocidin armen

Presidenti Joe Biden është gati të njohë zyrtarisht gjenocidin armen në fillim të shekullit 20, një hap që do të përshkallëzonte tensionet me Turqinë. Deklarata zyrtare do të bëhet të shtunën, ditën që shënon 106 vjetorin e 1.5 milion armenëve të vrarë gjatë periudhës së Luftës së parë Botërore nga ana e perandorisë otomane.

Biden do të jetë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e njeh gjenocidin armen.

Turqia nga ana tjetër ka mohuar akuzat për gjenocid, duke thënë se armenët ishin kundër qeverisë. Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha për televizionin Haberturk të martën se një vendim i tillë nga Biden do të përkeqësonte marrëdhëniet midis dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI