Flash

Studimet britanike: Vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca, mbrojnë nga infektimi që me dozën e parë

Lapsi.al 23 April 2021
Studimet britanike: Vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca, mbrojnë nga

Shanset për t’u infektuar me Covid-19 bien ndjeshëm pas dozës së parë të vaksinave AstraZeneca apo Pfizer. Studimet e zyrës së statistikave dhe universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe, treguan se vaksinat janë njësoj të efektshme tek të gjitha grupmoshat, përfshirë ata mbi 75 vjeç dhe personat me probleme shëndetësore.

Dy studimet, ende të papublikuara, janë më të mëdhatë e realizuara deri më tani, pasi bazohen tek të dhënat e testimit të 370 mijë qytetarëve britanikë. Në njërin prej tyre thuhet se qytetarët e vaksinuar me një dozë të vetme të Astrazenecas apo Pfizer dhe Biontech kishin një mbrojtje prej 65% ndaj koronavirusit. Por ata që ishin vaksinuar me Pfizer kishin 90% me pak mundësi për t’u prekur nga Covid-19.

“Mbrojtja nga infektimet e reja pas një doze të vetme, mbështet vendimin për të shtyrë afatin mes dozës së parë dhe të dytë deri në 12 javë, për të rritur sa më shumë imunizimin fillestar, për të reduktuar hospitalizimet dhe vdekjet”, shprehet dr. Koen Pouwels, studiues në Universitetin e Oksfordit.

3 javë pas marrjes së vaksinës, nga dhjetori deri në fillim të prillit, infektimet me simptoma ranë me 74%, ndërsa infektimet asimptomatike me 57%. Të dyja studimet treguan se të dyja vaksinat ishin të efektshme kundër varioanit britanik, i cili po qarkullonte në atë kohë.

Të këshilluara

SHBA pritet të njoh gjenocidin armen

Presidenti Joe Biden është gati të njohë zyrtarisht gjenocidin armen në fillim të shekullit 20, një hap që do të përshkallëzonte tensionet me Turqinë. Deklarata...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI