Flash

Zgjedhjet/ Meta takime ambasadorin e Prezencës së OSBE dhe të Britanisë

Lapsi.al 23 April 2021
Zgjedhjet/ Meta takime ambasadorin e Prezencës së OSBE dhe të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, për t’i informuar me ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Presidenti Meta mirëpriti angazhimin dhe interesin e tyre për një proces zgjedhor, që plotëson standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kreu i Shtetit i njohu Ambasadorët me denoncimet e shumta të qytetarëve dhe subjekteve politike për parregullsi serioze të konstatuara gjatë fushatës zgjedhore, që duhet të kishin marrë menjëherë përgjigjen e shpejtë dhe të prerë të institucioneve përgjegjëse, duke parandaluar çdo përshkallëzim tjetër.

Presidenti Meta theksoi se është me rëndësi jetike për integritetin e procesit zgjedhor, që Policia e Shtetit dhe institucionet gjyqësore, gjatë ditëve në vazhdim të reagojnë në mënyrë të menjëhershme me profesionalizëm, paanshmëri të plotë dhe në përputhje me ligjin kundër çdokujt, që do të guxojë të kryejë krim zgjedhor. Presidenti Meta u kërkoi Ambasadorëve angazhimin e tyre në vëzhgimin e zgjedhjeve, veçanërisht në Qarqet, që kanë shënuar edhe numrin më të lartë të denoncimeve zyrtare, për të cilat janë informuar hollësisht edhe të gjithë ambasadat e vendeve partnere.

Kreu i Shtetit ripërsëriti bindjen e tij të plotë se qytetarët do të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje, duke i bërë shërbimin më të mirë vendit dhe të ardhmes së pakthyeshme europiane.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI