Flash

Erion Braçe rrëmon në jetën private të aktivistes që u rrah në Divjakë: Ajo ka kryer martesë fiktive!

Lapsi.al 24 April 2021
Erion Braçe rrëmon në jetën private të aktivistes

Erjon Braçe foli me ironi për ngjarjen e Divjakës ku u rrah aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bito, sepse po filmonte një aktivitet ku socialitët ishin mbledhur bashkë në një lokal. Braçe shkruan me ironi se Biro u bë "hit" i mediave të Berishës dhe Bashës, ndërsa shton se ajo ka "sulmuar" aktivitetin e trajnimit të komisionerëve të Partisë Socialiste, megjithëse nuk kuptohet se si e sulmoi Bito aktivitetin e PS-se duke e filmuar me celular.

Më tej, në një status në Facebook, Braçe thotë se Bito është e martuar me një person që ka identitet të rremë dhe ka kryer martesë fiktive.

"Njeri prej tyre ka identitet te rreme, ka kryer nje martese fiktive ne Tirane per te marre identitet tjeter, nderkohe, rezulton qe jeton pikerisht me shtetasen qe sulmoi sot per te prishur nje aktivitet trajnimi te komisionereve te PARTISE SOCIALISTE!

Eshte egzakt shtetesja qe eshte bere hit ne mediat e SALI BERISHES E LYLEZIM BASHES PER LOKSACION-TERHEJE KYCI!" shkruan Braçe në statusin e tij.

Këto të dhëna të fundit ngjajnë me raportimin e një patronazhisti të PS-së në Divjakë, gjithsesi Erjon Braçe në statusin e tij kërkon hetimin e atij që e konsideron një strukturë kriminale që po organizon PD. Më poshtë statusi i plotë:

TJETER PROVE KRIMI!

KRIMINELE NE STRUKTUREN E PD DIVJAKE PER “MBIKQYRJE”!

Shiheni kete leter te vulosur me VULEN E...

Posted by Erion Braçe on Saturday, 24 April 2021

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI