Flash

Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit

Lapsi.al 24 April 2021
Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të

Është mbyllur fushata elektorale. Sot, e shtuna është heshtje zgjedhore, pas mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë të dielë, më 25 prill në Shqipëri.

Nga mesnata e mbrëmshme dhe e shtuna është heshtje, nuk lejohet fushata dhe mesazhet politike nga partitë e kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. PS dhe kryeministri Edi Rama mbylli fushatën zgjedhore mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ndërsa PD e drejtuar nga Lulzim Basha e mbylli fushatën në Tiranë.

PD e drejtuar nga Basha kërkon të marrë drejtimin e vendit pas 8 vitesh në opozitë me sloganin "Shqipëria fiton."

PS e drejtuar nga Rama kërkon një mandat të tretë nën sloganin "Shqipëria eardhmja jonë."

Gjatë fushatës elektorale përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Shqipëri i kanë bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës.

Në KQZ janë regjistruar për të garuar 46 subjekte politike dhe 3 koalicione mes të cilave "Aleanca për ndryshim" e kryesuar nga PD.

Të drejtëne votës e kanë 3 milionë e 588.869 shtetas, prej të cilëve 107024 zgjedhës votojnë për herë të parë.

24 orët e fundit do t'i shërbejnë qytetarëve shqiptarë për të vendosur se kë do të mbështesin me votë ditën e dielë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI