Flash

Exit Poll-et/Disfatë e paimagjinushme e Erion Veliajt në Tiranë

Lapsi.al 25 April 2021
Exit Poll-et/Disfatë e paimagjinushme e Erion Veliajt në Tiranë

Nëse ka një gjë të sigurtë ende pa u numëruar votat, ajo është se Eron Veliaj i ka dhuruar Partisë Socialiste disfatën më të paimagjinueshme në Tiranë. Kryeqytetin që Rama ia la nën mbikqyrje Veliajt, lejedhënësit të kullave dhe shkallmuesit të teatrit, PS e ka humbur qartazi. për këtë bien dakord edhe sondazhistët që kanë kryer Exit Poll pranë qeverisë edhe ata që janë në opozitë. Kështu Baton Haxhiu i Albanian Post që kreu Exit Poll për Top Channel i ka dhënë PS 17 mandate ndërsa opozitës 19.

Ndërsa Exit Poll i Euro Neës jep po të njëjtin rezultat me tendencën që opozita të ngjitet edhe në 20 mandate.

Me keq zhytet ekipi që drejtoi Veliaj në Exit Poll të Ora Nevs. Nga përpunimi i 90% të të dhënave, shifrat kanë mbetur po ato, përkatësisht PS 41-45%, PD 44-48%, LSI 4-8%, PSD 1.5-3.5%, Thurje 0.5-2.5%, partie të tjera 0-2%.

Tek Syri TV opozita merr 20 mandate, PS 15 dhe një PSD e Tom Doshit.

Nëse këto rezultate konfirmohen kjo është një humbje katastrofale për pretendentin për pasardhës së ramës e cila shënon rënien e kurbës së tij politike brenda së majtës. Aq më tepër që Veliaj e mori vetë përgjegjësinë e kësaj fushate, futi në lista njerëzit e tij dhe pohoi se e hartoi vetë listën me emra socialistësh.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI