Flash

Gjithcka duhet të dini/Kush fiton/ Shikoni rezultatet e 4 Exit Poll në TV kryesore

Lapsi.al 25 April 2021
Gjithcka duhet të dini/Kush fiton/ Shikoni rezultatet e 4 Exit Poll në
Televizionet kryesore po japin sot rezultatet e Exit Poll te tyre ku ato më pranë opozitës japin një fitore të thellë të saj ndërsa ato pranë qeverisë parathonë një rezultat të ngushtë. Top Chanel, Euronevs, Ora nevs dhe Syri kane shfaqur këto rezultate. Partia Socialiste ka fituar 46.9 për qind të votave sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”. E dyta dhe më afër se që pritej del të jetë Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave. Lidhja Socialiste për Integrim ka dalë  më mirë se sa tregohej në sondazhe me 6.9 për qind. Lexo me tej:

Rama falenderon vetëm patronazhistët: Ata e dinë kush votoi, të presim rezultatin!

Të gjitha partitë e tjera bashkë kapin vetëm 2.7 për qind të votës totale. Ky është një rezultat jashtëzakonisht i ngushtë i cili e nxjerrë Edi Ramën të parin përsëri, por me shumë pak përqindje larg Bashës. Ndonëse me këtë  përqindje fiton opozita  kur kthehet në mandate me llogarinë e sondazhistëve PS merr shumicën, 71 deputete. Sipas Euronews Albania rezultatet janë më të rumbullakosura dhe nuk nxjerrin fitues të sigurtë. Euronews Albania publikoi edhe të dhënat paraprake për qarkun e Tiranës. Sipas saj Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpërndarje të barabartë mandatesh në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste nga 16-17 mandate Partia Demokratike nga 16-17 mandate, Partia Socialiste për Integrim nga 2-3 mandate Partia Social-Demokrate nga 0-1 mandat . Ndërsa për Ora News fitorja e opozutës është e qarte. PD dhe LSI shkojnë 52%.

Sondazhi i Ora News: PD del mbi PS edhe për Durrësin, edhe për Elbasanin!

Ndërsa sipas Syri TV opozita shkon 73 mandate: 65-PS, 63-PD 10-LSI 2-PSD.

Exit Poll i SYRI TV: Fitore e madhe e PD-së në Tiranë, si do të ndahen mandatet në Shqipëri

Ajo që bie në sy është një humbje e pastër e socialistëve në Tiranë dhe një disfatë personale për Erion Veliajn. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI