Flash

Plas keq konflikti mes LSI-së rilindjes dhe policisë për blerjen e votave

Lapsi.al 25 April 2021
Plas keq konflikti mes LSI-së rilindjes dhe policisë për blerjen

Policia dhe socialistët ndjekin LSI-në, ndërsa LSI ndjek shëpërndarësit e parave për PS.  Policia e Durrësit ka njoftuar se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të LSI. Sipas policisë ata po lëviznin me një veturë “Passat” dhe ishin angazhuar në shit-blerjes të votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së LSi, Monika kryemadhi që në një konferencë për shtyp, pa folur fare për këtë ngjarje ka denoncuar patronazhistët e PS-së që janë involvuar në një skemë të vjedhjes së votave në Durrës. Kryemadhi ka denoncuar me emra patronazhistët socialistë duke vënë përbri edhe shumat nga 50, 100 dhe 200 euro që ata prezumohet të paguanin për cdo votë.

"Ajo që dua të theksoj, po ju përmend vetëm disa patronazhistë, ku është koordinator Afrim Bakaj, Alban Abazi, Ivian Shallvari, Arjan Domi, Pëllumb Kapllani, Mirjan Avdyli, Artur Murati, Marcela Gërxhi, Xhoan Basho, Leonard Gorea, Alma Marku. Vazhdojmë pastaj në qendrën 1426 ku është Myslym Kuka, Edison Ahmataj, Alban Poli, Arjan Biba, Ardit Jaho, Ilir Allaraj, Altin Cila, Qetësor Neziri, Emanuel Ahmataj, Saimir Gozhina, Festime Reqi, Aldi Kryemadhi, Lorenc Hoxha dhe këtu janë në krah vlerat e parave që kanë marrë dhe personat për të cilën kanë marrë në angazhim janë që do të kryhet sot në darkë operacioni i pagesave të parave ose nesër në këmbim të fotos për votën e tyre që do të hedhin në kuti, ose në këmbim të fletës së votimit që duan ta nxjerrin, siç quhet skema e famshme ‘treni bullgar’: tha Kryemadhi.

Më herët u fol edhe për kapjen nga policia të kandidates me nr 5 të LSI në Elbasan, Mimoza trimi, po për shitblerje vote. Ajo u shoqërua në polici pasi dyshohej se po shpërndante para në lagjen “5 maji”, në zonën e Rrapishtës.

 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI