Flash

Rezultatet/ Votat që kanë marrë PD, PS dhe LSI në 3 kutitë e para të numëruara

Lapsi.al 25 April 2021
Rezultatet/ Votat që kanë marrë PD, PS dhe LSI në 3

Ka nisur hapja e kutive në KZAZ-në e Pustecit të minoritetit maqedonas në Korçë.

Kjo është njësia e parë ku tradicionalisht është e para që hap kutitë e votimit në zgjedhje për shkak të numrit të vogël të qendrave të votimit, me vetëm 5 të tilla.

Para pak çastesh ka përfunduar numërimi i kutisë së parë asaj të fshatit Kallamas dhe rezultati është 118 vota për PS, 114 vota për PD dhe 17 vota për LSI.

Ndërsa kutia e dytë e numëruar është ajo e qendrës së votimit në fshatin Goricë e Madhe ku PS ka marrë 159 vota, PD ka marrë 68 vota ndërsa LSI vetëm 9 vota. 

Kutia e tretë që u numërua ishte ajo e fshatit Pustec ku PS ka marrë 245 vota, PD ka 109 vota dhe LSI ka marrë 61 vota.

Këto janë ende të dhëna paraprake që vijnë nga terreni. Sipas tyre, në total PS ka 522, PD ka 291 dhe LSI ka 87 vota. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI