Flash

Abazi akuzon PS: Votat e mia po i shpallin të pavlefshme, nuk mjaftoi patronazhimi por tani edhe po vidhet

Lapsi.al 26 April 2021
Abazi akuzon PS: Votat e mia po i shpallin të pavlefshme, nuk mjaftoi

Kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili kandidon si i pavarur në këto zgjedhje për deputet denoncoi tjetërsimin dhe deformimin e votave të tij. Përgjegjës kryesor bëri komisionerët e lidhur me PS, duke treguar edhe skemën sesi votat e tij po shpallen të pavlefshme.

Abazi: Kemi raportime që në 10 nga 18 qendra numërimi në qarkun e Tiranës se vota jonë është vjedhur, deformuar duke e bërë të pavlefshme ose duke ja kaluar kryesisht PS, ndonjëherë kemi informacion edhe ndonjë subjekti tjetër, duke vendosur një x te numri 12 kur fleta e votimit ka qenë me x në numrin 13 si dhe duke vendosur ndonjë x te ndonjë kandidat i PS për ta shpallur të pavlefshme votën tonë. Kjo ka ndodhur dhe është duke ndodhur edhe në këtë qendër numërimi ku kam ardhur. Në fillim të procesit ose në ndonjë moment të procesit ku nuk janë para kamerave ata vendosin me x një kuti të dytë ku është votuar për ne për ti shpallur këto vota të pavlefshme.

Abazi tha se deri para një ore së paku kanë qenë mbi 6 mijë vota të pavlefshme në Tiranë dhe numri po rritet me shpejtësi.

Abazi: Një nga arsyet është se po i nxjerrin të pavlefshme. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër ka nxjerrë një video si komisioneri lëviz fletët dhe kur sheh një fletë që nuk i pëlqen vendos një x për ti shpallur të pavlefshme. Jemi në një situartë ku nuk mjafton patonazhimi, blerja, shitja e votës, kërcënimet, presionet por edhe po vidhet dhe po vidhet në bashkëpunim.Qartazi shumica janë të lidhur me PS, tek-tuk ka ndonjë vend ku është dhe PD.

Dje ka qenë flagrant rasti te shkolla "Bajram Curri" në Allias, kemi qenë aty rreth orës 2 pasi vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të futem në shkollë. Patëm përplasje me policinë që po keqpërdoret sërish me urdhra të jashtëligjshëm që ata punonjës policie si duket nga frika se i heqin nga puna po i zbatojnë. Më lanë të hyja vetëm unë.

Të këshilluara

PD fiton pas shumë vitesh në Mirditë

Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.14 në Mirditë. Pas shumë vitesh Partia Demokratike ka fituar këtë bashki me 5915 vota, ndjekur nga PS me 4864 vota dh...

17:42

Mbyllet numërimi edhe në Dropull, fiton PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe në Bashkinë Dropull. Partia Socialiste ka siguruar shumicën e votave, duke fituar 1531. LSI-ja ka marrë 599 vota...

17:32

Përfundon numërimi në Pukë (Shifrat)

Ka përfunduar numërimi i votave në Pukë. Kryesuese në Pukë është Partia Socialiste me 2820 vota. Partia Demokratike ka marrë 2216 vota, e ndjekur nga LSI ...

13:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI