Flash

Celibashi tregon tre njësitë e para ku procesi ka përfunduar tërësisht edhe me votat për kandidatët

Lapsi.al 26 April 2021
Celibashi tregon tre njësitë e para ku procesi ka përfunduar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, doli në një komunikim për media lidhur me procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tha se ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit për partitë apo koalicionet, si dhe për kandidatët, në Libohovë, Pustec dhe Njësinë nr. 10 në Tiranë.

“Në Libohovë dhe Pustec, procesi ka përfunduar tërësisht si me partitë, edhe me kandidatët. Tërësisht ka përfunduar procesi edhe për zonën zgjedhore 10, ku është përdorur sistemi i votimit elektronik. KQZ po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e procesit. Për fat të keq vijojmë të kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ dhe grupeve të numërimit. Jemi realisht të ndërgjegjshëm që puna është shumë e vështirë, por kemi të dhëna që shpeshherë, në rastet problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive, apo të ndërhyrjes së përfaqësuesve politikë. Por, pas ndërhyrjes së KQZ, situata ka ndryshuar, në ato KZAZ që ka pasur raportime. Nuk kemi ndonjë KZAZ, ku të jetë ndërprerë procesi i numërimit aktualisht”, tha Celibashi.

Më tej, Celibashi foli për shit-blerjen e votës, duke thënë se kjo është vepër penale dhe KQZ, sipas tij, do të adresojë çdo rast në Prokurori.

“KQZ është bërë prokurori, polici gjyqësore, inspektor tatimor, etj. Ka disa fenomene negative të procesit zgjedhor, që në asnjë lloj mënyre KQZ nuk mundet të adresojë. Shit-blerja e votës është vepër penale. Në dijeninë time ka angazhim të Prokurorisë për të verifikuar situata të tilla. Për ato raste që do të kemi informacionin, do të adresojmë te organi i Prokurorisë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Rinis numërimi në Sarandë

Ka rinisur procesi i numërimit në KZAZ nr. 90, në Sarandë. Puna në këtë KZAZ ishte ndaluar për shkak të lodhjes së numëruesve. Disa Bashki në vend ndërprenë pro...

19:46

Ndërpritet numërimi edhe në Kamëz

Pas Gjirokastrës, është ndërprerë numërimi edhe në KZAZ nr. 27 në Kamëz. Shkak i ndërprerjes së punës është bërë lodhja e numëruesve të fletëve të votimit. Pal...

19:41

Ndërpritet numërimi i votave në Gjirokastër

Është ndërprerë numërimi i votave në Gjirokastër dhe mësohet se grupet e numërimit do të kthehen pas dy orësh. Ndërprerja vjen për shkak të lodhjes së numëruesv...

19:27

Plas sherri mes numëruesve në Vlorë

Është shoqëruar me tensione procesi i numërimit të votave në Vlorë. Ne nje prej qendrave raportohet per perplasje mes komisionereve dhe numeruesve. Per momentin...

18:57

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI