Flash

PS kryeson në Korçë me 31.327 vota, e ndjekur nga PD me 28.112 vota dhe LSI me 4.800 vota

Lapsi.al 26 April 2021
PS kryeson në Korçë me 31.327 vota, e ndjekur nga PD me 28.112

Vijon puna në KZAZ nr. 74 në qarkun e Korçës, ku puna ka ecur me ritme të shpejta dhe mbeten vetëm 25 kuti votimi për tu numëruar në këtë KZAZ. Në qarkun e Korçës janë numëruar 247 kuti votimi nga 427 në total dhe rezultatet e deritanishme janë si vijon: PS 31.327 vota dhe ka siguruar 6 mandate, PD 28.112 vota dhe ka siguruar 5 mandate, ndërkohë që LSI ka marrë 4800 vota dhe asnjë mandat.

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Top Channel ishte një prej anëtareve të KZAZ nr. 74 e cila u shpreh se puna po vijon me ritme të larta dhe ishte KZAZ e parë që bërë mbledhjen e kutive të votimit në kohë rekord për të vijuar më pas me asnjë vonesë në fillimin e procesit të numërimit.

Ndërkohë, në rrethin e Devollit janë numëruar deri më tani 36 kuti, prej të cilave numërohen 5228 vota për PS, 5594 vota për PD dhe 919 vota për LSI.

Ndërkohë që deri në orën 17:00 në bashkinë e Maliqit janë numëruar 33 kuti votimi nga 76 gjithsej: PS 4,789 vota, PD 4,421 vota dhe LSI 595 vota.

Të këshilluara

PD fiton pas shumë vitesh në Mirditë

Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.14 në Mirditë. Pas shumë vitesh Partia Demokratike ka fituar këtë bashki me 5915 vota, ndjekur nga PS me 4864 vota dh...

17:42

Mbyllet numërimi edhe në Dropull, fiton PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe në Bashkinë Dropull. Partia Socialiste ka siguruar shumicën e votave, duke fituar 1531. LSI-ja ka marrë 599 vota...

17:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI