Flash

Arsyet / Tom Doshi jep dorëheqjen: "E parevokueshme"

Lapsi.al 26 April 2021
Arsyet / Tom Doshi jep dorëheqjen: "E parevokueshme"
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen të dyfishtë nga mandati si deputet dhe kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Doshi në letër shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri. Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër,  apo një mandat të dytë në Tiranë, pas dorëheqjes të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë. Doshit iu kërkua publikisht nga ambasada amerikane që të mos merrte pjesë në zgjedhje. Ambasadorja Yuri Kim folindisa herë publokisht kundër tij dhe ajo i kërkoi Ramës që ai mos jetë më pjesë e qeverisë së ardhshme. Lexo me tej:

Yuri Kim kundër Tom Doshit. Pse?

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku. Kjo është një manovër për ti hapur udhë një koalicioni të PSD me PS-në nëse do të duhet. Ajo erdhi fiks në periudhën mes shpallkes sënrezul4ateve te Exit polleve që e teregonin Ramën humbës dhe fillimit të daljes se rezultateve reale. Duket se gjithçka është vendosur në këtë hark kohor kur marrveshja është bërë për "dorëheqjen" e Doshit. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI