Flash

Veliaj arrin kulmin/ Akuzon Lapsi.al se prodhoi databazën e patronazhistëve për 910 mijë persona

Lapsi.al 26 April 2021
Veliaj arrin kulmin/ Akuzon Lapsi.al se prodhoi databazën e

I dehur nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prekur kulmin. Në një intervistë për Vizion+ ai akuzoi lapsi.al, (pa ia përmendur dot emrin) se ka prodhuar databazën e patronazhistëve për 910 mijë persona!!!

Sipas Veliajt “një forcë dashakeqe” ka marrë të databazën e socialistëve me patronazhistët e saj dhe emër për emër për gati 1 milion njerëz u janë shtuar numrat e kartave të identitetit të marra sipas tij nga një tjetër databazë që ka Partia Demokratike me të dhënat e kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike Aleat.

“Ajo që ne kemi është kjo databazë që e kanë të gjitha partitë. Ne thjesht jemi pak më të aftë në menaxhimin kapilar. Ajo që unë mendoj se ka ndodhur është që një forcë dashakeqe, portale që nuk po bashkëpunojnë me drejtësinë, kanë miksuar databazën e kartave të identitetit që ka qenë në zotërim të Partisë Demokratike nga kompania Aleat, kanë miksuar dy databazat për të prodhuar një babale para zgjedhjeve. Qartazi nuk funksionoi sepse rezultati flet për një fitore më të thellë se ajo që kishim në 2017-ën” – tha Veliaj.

LEXO EDHE: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Me një llogjikë të ftohtë kush mund ta besojë që një portal i vetëm të mund të bëjë një punë të tillë kaq voluminoze.

Por Veliaj nuk u ndal me kaq.

Ai më pas e sulmoi lapsi.al se nuk bashkëpunon me drejtësinë. Dihet tashmë botërisht se vendimi i Gjykatës së Posaçme u pezullua nga Gjykata e Strasburgut. Por Veliaj shkon edhe më tej duke e bërë portalin tonë bashkëfajtor.

LEXO EDHE: Të gjithë fajin patronazhistëve

“Ajo që më shqetëson është mosbashkëpunimi me drejtësinë. Këta analistë që bëhen rrogoz për opozitën, unë e shoh edhe në marrëdhëniet me mua. Janë më militantë edhe më militanti i Partisë Demokratike në akuzat dhe baltën dhe helmin dhe si minimum nëse “na kanë kapur gafil dhe në shkelje” duhet që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Fakti që nuk e bëjnë, i bën bashkëfajtorë se kanë miksuar 2 databazat, databazën që PD kishte marrë vite më parë të Aleati dhe databazën që është sot publike dhe që ne përdorim” – tha Veliaj.

Tashmë Veliaj duket se po ecën në gjyrmët e shefit të tij që vendimet e Gjykatave Ndërkombetare që nuk u pëlqejnë nuk i llogarisin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kthesë e papritur, PS zbret në 73 mandate

Partia Demokratike ka fituar një mandat në Dibër, duke i ngushtuar shifrat në rang kombëtar me Partinë Socialiste. Demokratët kanë shkuar në 60 mandate në ra...

20:28

Rinis numërimi në Sarandë

Ka rinisur procesi i numërimit në KZAZ nr. 90, në Sarandë. Puna në këtë KZAZ ishte ndaluar për shkak të lodhjes së numëruesve. Disa Bashki në vend ndërprenë pro...

19:46

Ndërpritet numërimi edhe në Kamëz

Pas Gjirokastrës, është ndërprerë numërimi edhe në KZAZ nr. 27 në Kamëz. Shkak i ndërprerjes së punës është bërë lodhja e numëruesve të fletëve të votimit. Pal...

19:41

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI