Flash

Vëzhguesit e OSBE- ODHIR dënojnë vjedhjen e të dhënave personale për zgjedhje

Lapsi.al 26 April 2021
Vëzhguesit e OSBE- ODHIR dënojnë vjedhjen e të dhënave
Raporti paraprak i vëshguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Shqipëri krahas parregullësive si shitblerja e votës apo presionit dhe joshjes së nënpunësve të administratës civile ka vënë theksin edhe mbi skandalin e grabitjes të të dhënave personale për qëllimet elektorale të partisë socialiste.  Misioni i përbashkët i vëzhgimit i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e ka konsideruar atë si një thyerje privacie.  "Kjo është një shkelje e privacisë dhe konfidencialitetit të qytetarëve me institucionet shtetërore që përbën një pikë shqetësuese që vlen për tu përmendur", tha Azay Guliyev, Koordinator i Posacëm dhe drejtues i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së. "Gjatë fushatës, u zbulua një bazë të dhënash që përmbante informacionin personal dhe detajet e kontaktit të rreth 910,000 shtetasve shqiptarë,si dhe preferencat e mundshme të votimit të rrjedhura në domenin publik...Partitë e opozitës, Presidenti dhe shumë media bënë thirrje për një hetim nga SPAK për keqpërdorimin e pretenduar të të dhënave personale të qytetarëve", thuhet në raportin paraprak. Lexo më tej:

OSBE-ODIHR: Transparenca e procesit nuk duhet të sakrifikohet për shpejtësinë

Rreth një javë më parë Lapsi.al zbuloi përdorimin prej partisë në pushtet të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës të cilat u jepeshin patronazhistëve të PS-së. Ngjarja që shkaktoi një hallakamë të madhe në vend është rimarë gjerësisht nga organet më të rëndësishme të shtypit perendimor që e kanë cilësuar atë si një Big Brother gjigand (shiko poshtë).

Ortek shkrimesh në shtypin europian për skandalin që zbuloi Lapsi.al

Natyrisht që ky skandal që ka ndikuar në zgjedhje nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së vëzhguesve ndërkombëtarë.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhej nga 125 vëzhgues nga 32 vende, ku përfshiheshin 42 ekspertë të ODIHR-it dhe vëzhgues afatgjatë, 60 parlamentarë dhe staf nga OSCE PA, dhe 23 nga PACE. Sipas tyre problem mbetet edhe blerja e votës dhe përdorimi i administratës. “Pavarësisht përmirësimeve të përgjithshme, pretendimet për praktika të përhapura gjerësisht të shitblerjes së votave gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve vazhdojnë të mbeten problem serioz në Shqipëri dhe kjo ka një ndikim negativ tek perceptimi i publikut dhe tek besimi në procesin zgjedhor. E njëjta gjë vlen edhe për stimujt dhe presionet ndaj nëpunësve civilë,” tha Aleksander Pociej, Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Një vërejtje tjetër për procesin ishte ajo e përdërimit të administratës publike për funksione elektorale ndërsa si anë pozitive u përmend marrëveshja e 5 qershorit Pozitë opozitë e cila solli disa garanci më tepër në kodin zgjedhor.“Marrëveshja politike e vitit të kaluar nxiti reforma të rëndësishme dhe coi në futjen në përdorim të teknologjisë elektronike, e cila shërbeu për rritjen e besimit te procesi zgjedhor. Kjo tregon se kompromisi dhe dakordësimi politik i shërben interesave më të mira të popullit shqiptar,” tha Azay Guliyev. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI