Flash

Basha nuk jep dorëheqjen në PD shtohen zërat kundër tij

Lapsi.al 27 April 2021
Basha nuk jep dorëheqjen në PD shtohen zërat kundër tij

Kritikët e Lulzim Bashës që ishin në pritje të një dorëheqje të tij si kryetar i PD-së pasi nuk mundi ta sillte në pushtet partinë as në këto zgjedhje do të mbeten të zhgënjyer.

Me drejtuesit politik të PD në qarqe përkrah dhe dhjetëra të rinj mbështetës të PD, Lulzim Basha tha se për PD beteja sapo ka filluar.

"Ai që mendon se do të dorëzohemi-, tha Basha duke nënkuptuar kundërshtarin e tij politik-, nuk na njeh mirë".

Ndonëse demokratët janë të bindur se Rama ka kryer një masakër elektorale, akuza kundër Bashës është se ai nuk arriti ta ruajë dot procesin, siç pati premtuar. Kjo është dhe arsyeja se përse ish presidenti Nishani, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli, kanë kërkuar dorëheqjen e tij. Ndërkohë thirrje të këtij lloji pritet të bëjnë sipas informacioneve të Lapsi.al edhe Genc Pollo apo Arben Imami apo dhe demokratë të tjerë.

https://lapsi.al/2021/04/27/bujar-nishani-kerkon-doreheqjen-e-lulzim-bashes-pergjegjes-per-humbjen/

Gjatë fjalimit që Basha e mbushi me sllogane nuk kishte asnjë qëndrim, por vetëm alibi: "Ne jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë, do të vazhdojmë të luftojmë me gjithçka për demokracinë, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore se misioni jonë është më i madh se gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka asnjë mundësi dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë".

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI