Flash

Basha: Rama ka bërë masakër elektorale. Jemi më të vendosur se kurrë, do vazhdojmë betejën!

Lapsi.al 27 April 2021
Basha: Rama ka bërë masakër elektorale. Jemi më të

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale, ndërsa fajësoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se ka përdorur para të pista për fushatë. Gjatë fjalës së tij të parë pas humbjes, Basha tha nga selia e PD-se se janë më të vendosur se kurrë që të vazhdojnë betejën.

“Këtë herë kjo nuk mjaftoi. Zgjedhjet nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në beteje jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që njëri gjithçka që të shkatërronte garën. Thyen kushtetutën. Dhjetra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe të votës. Duke shkatërruar vullnetin e njerëzve. Përdorën milionat e koncesioneve, vodhën të dhënat e qytetarëve, kërcënuan administratën. Bënë edhe më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama vazhdon që të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të Krimit, si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë. Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë për betejën. Mision ynë është më i madh se të gjithë.”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI