Flash

Borrell dhe Várhelyi për zgjedhjet: BE bën thirrje për pranim të rezultatit

Lapsi.al 27 April 2021
Borrell dhe Várhelyi për zgjedhjet: BE bën thirrje për

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët për media u kanë bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Deklarata

Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar. Ne i përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan për ta bërë të mundur këtë, pavarësisht kontekstit të vështirë të COVID-19. Zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.

Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR-it, zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Palët e interesuara patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar e mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara në të gjitha nivelet. Vëzhguesit raportojnë shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve apo funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike. Ne i inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në numërim që të veprojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e vendosura. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë tani funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit të dala nga këto zgjedhje. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik të respektimit të rezultatit të zgjedhjeve. Çdo parregullsi e pretenduar duhet të sillet menjëherë në vëmendje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës.

Ashtu si me aktivitetet e vëzhgimit diplomatik në ditën e zgjedhjeve nga Delegacioni i BE-së dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare, BE-ja do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet elektorale deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

 

 

Shqipëria ka ecur shumë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në ngritjen e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet t’i frenojë përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave të nevojshme. Ne do të dëshironim ta shihnim vendin të hynte në fazën tjetër të procesit të pranimit, me mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare për nisjen e negociatave.

Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojnë ndjekjen me vendosmëri të agjendës së reformave të vendit, veçanërisht në lidhje me shtetin e së drejtës. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI