Flash

PS drejt fitores në Durrës, LSI mban shpresat për një mandat tek kutitë e fundit

Lapsi.al 27 April 2021
PS drejt fitores në Durrës, LSI mban shpresat për një mandat

Partia Socialiste është drejt fitores edhe në qarkun e Durrësit, ku numëron 8 mandate deri tani. Për rezultatin përfundimtar, pritet përgjigja e fletëve të votimit në kutitë e Krujës ndërsa LSI pretendon t’i marrë një mandat PS.

Mbetet për tu parë nëse PS do ta ruajë bastionin e Vlorës. Ndërkohë, teksa euforia ka mbërthyer përkrahësit e PS duke pritur rezultatet e kutive të fundit, një moment Ferdinand Xhaferri ka hyrë në Pallatin e Sportit dhe është drejtuar nga mbështetësit e PS ku ndodhej Ardian Çela dhe ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj ka bërë me dije se teksa të gjithë po prisnin në shenjë qytetarie që t’i përshëndeste për fitoren, ka ndodhur e kundërta. Xhaferri ka provokuar mbështetësit e PS dhe aty ka lindur një incident, por nuk u lejua që të kishte një përplasje fizike.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI