Flash

Rama ftesë Bashës: Është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD, mandatin e tretë dua t’ia kushtoj bashkimit

Lapsi.al 27 April 2021
Rama ftesë Bashës: Është fiks ora për t’ja

Edi Rama i ka bërë ftesë të hapur Partisë Demokratike për bashkëpunim duke thënë se mandatin e tretë do t’ia dedikojë bashkimit dhe jo sherreve. Rama tha se “është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD” ndërsa theksoi se politika është e vetmja fuqi që mund t’i bashkojë dhe të bëjë bashkë luftën e paqen.

Edi Rama: Këtu sot mungon edhe dikush që punoi për këtë fitore, miku ynë i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur bashkë me ne për fitoren tonë të mrekullueshme por u desh të ikte nga kjo botë Bashkimi ynë i dashur që të tërë të bashkoheshin në ngushëllimet për familjet e tij dhe të kujtoheshin se vdiq një shqiptar i mirë, jo një socialist i patundur.

Jemi së pari njerëz dhe shqiptarë dhe se kjo jetë i jepet njeriut nga Zoti, jo për tu bërë ujqër me njëri-tjetrin, dasia tjetër është ajo që duket sot në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat për dasinë e principatave dhe lëngatave, e mbuluar si dielli nga shosha në Shqipërinë komuniste dhe u ushqyer poshtërsisht në Shqipërinë e re demokratike. Pavarësisht nga fakti se nuk jemi socialist apo demokrat, e thërrasim të gjithë atë vargun Shqipëria është 1 nga jugu në veri.

Nuk është kjo as dita as vendi për ta tepruar, por është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD duke i bërë të qartë se mandatin e tretë dua t’ia kushtoj bashkimit, jo dasive, punës jo sherreve. Politika na ka ndarë, politika mund të na bashkojë se është e vetmja fuqi mbi tokë që di ti bëjë dhe luftën dhe paqen, dhe dhunën dhe punën, dhe sherrin dhe mirëkuptimin.

Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri-tjetrin por të bëjnë gjëra që të vetmuar nuk i bëjnë. Po edhe Shqipërinë në majën ku Zoti e deshi, politika e ka penguar të ngjitet dhe politika mund ta çojë. Rroftë i madh e i vogël që ka lindur shqiptar, rroftë Shqipëria!

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI