Flash

Rama shantazhon Bashën: Prano humbjen se do rrënosh imazhin që arrite

Lapsi.al 27 April 2021
Rama shantazhon Bashën: Prano humbjen se do rrënosh imazhin që

Edi Rama nuk i ka shpëtuar dot revanshit dhe arrogancës që të jep një fitore e dyshimtë si e tija. Nga tribuna e mitingut të fitores, ku ai i kushtoi si në çdo regjim autoritar një vend të madh familjarëve të tij, kryeministri i bëri thirrje rivalit Basha,të pranojë disfatën me dinjitet, pasi përndryshe do të njolloste dhe humbjen e tij dinjitoze.

Më pas kryeministri aludoi se nuk e di nëse Basha do të vazhdonte të ishte ende në krye të PD-së. Ai nuk i kurseu ironitë se PD kishte bërë shumë po ky qe maksimumi i asaj që mund të bënte ndaj makinerisë socialiste. "Basha bëri fushaten me të mirë ne historinë e humbjeve të tyre" tha ai duke shtuar "Më shumë se kaq nuk bënin dot" shtoi Rama.

Pas kësaj gjuhe tallëse dhe cinike ndaj kundërshtarëve, pas shantazheve për pranimin e rezultatit apo largimit të Bashës nga kreu i PD, thirrjet për shtrirje dore ndaj opozitës, apo zotimet se do të qe edhe kryeministrini demokratëve tingëllojnë tejet fallco.

Fjalimi në sheshin Skënderbej dëshmoi se Rama do, ose një opozitë të përgjunjur ose një opozitë të shantazhueshme. Prandaj thirrjet për bashkim të të gjithë shqiptarëve nuk kishin vend pas një 25 prilli të trukuar.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI