Flash

SHBA: Spekulimet për ndryshim të kufijve në Ballkan nxisin paqëndrueshmëri

Lapsi.al 27 April 2021
SHBA: Spekulimet për ndryshim të kufijve në Ballkan nxisin

Departamenti i shtetit të SHBA, në një njoftim që ka bërë së fundmi në lidhje me planin e angazhimit të SHBA-së për qeverisjen në Ballkanin Perëndimor, flet edhe në lidhje me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Në njoftim shkruhet se spekulimet në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon.

"Siç kemi parë, spekulimet e padrejta të kohëve të fundit në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon dhe evokojnë kujtime të tensioneve të kaluara. Një e ardhme e qëndrueshme, e prosperuar për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multi-etnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore."- thuhet në dokument ndër të tjera. Prej disa ditësh, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI