Flash

Ministria e Financave: Borxhi i prapambetur arriti në 194 mln euro në fund të 2020

Lapsi.al 28 April 2021
Ministria e Financave: Borxhi i prapambetur arriti në 194 mln euro në

Ministria e Financave raportoi se, detyrimet e prapambetura arritën në 23.8 miliardë lekë (194 mln euro) në vitin 2020 me një zgjerim prej 5.7% në krahasim me vitin 2019.

Detyrimet e qeverisë 7 mld lekë

Nga shuma e totale e detyrimeve, rreth 7 miliardë lekë ishin borxhe të qeverisë qendrore. Kjo shumë ishte sa 29% e totalit të përgjithshëm të detyrimeve të prapambetura, raportoi Ministria e Financave.

Pothuajse 50% e kësaj kategorie janë vendime gjyqësore me një vlerë 3,5 milionë lekë ose rreth 30 milionë euro. Zëri i dytë më i madh janë detyrimet ndaj punëve të kryera në infrastrukturën publike me 1,2 miliardë lekë dhe sigurimeve shoqërore, po me 1.2 miliardë lekë.

Vendimet gjyqësore ishin zëri më i madh i detyrimeve të prapambetura të qeverisë. Kjo shumë është përllogaritur vetëm nga vendimet e brendshme të gjykatave, pasi qeveria e kanë lënë ende pakontabilizuar faturën e arbitrazhit ndaj çështjes “Becchetti kundër Shqipërisë”, me vlerë 110 milionë euro. Kjo faturë i rrit automatikisht detyrimet e qeverisjes qendrore me 140%.

Detyrimet e pushtetit vendor, 7 mld lekë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në vitin 2020, stoku i detyrimeve të prapambetura në nivel lokal arriti në rreth 7 miliardë lekë, në rënie vjetore me rreth 15.2%, apo rreth 1.2 miliardë lekë më i ulët se niveli i shënuar në fund të vitit 2019.

Në nivel bashkie, rreth 53% e stokut të detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2020 mbartet nga 8 bashki. Niveli më i lartë i stokut të detyrimeve të prapambetura u regjistrua në bashkinë Tiranë me rreth 762 milionë lekë, ose 11% ndaj stokut total në fund të vitit 2020. Rreth 55% e këtyre detyrimeve janë për investime.

Bashkia Kavajë renditet e dyta për nga niveli i detyrimeve të prapambetura, me rreth 728 milionë lekë, ose rreth 10.5% ndaj totalit. E treta për peshën ndaj stokut të detyrimeve të prapambetura rezulton bashkia Vorë me rreth 703 milionë lekë apo rreth 10.1% e stokut total të detyrimeve në fund të vitit 2020, ndjekur nga bashkitë Pogradec (4.9%), Lezhë (4.4%), Roskovec (4.4%), Kamëz (3.8%), Vlorë (3.7%) etj. Në stokun e detyrimeve të prapambetura, peshën më të madhe e mbajnë detyrimet për investime (të cilat përfaqësuan rreth 54.4% të detyrimeve totale) dhe vendimet gjyqësore (10%) ndjekur nga detyrimet për shërbime (10.3%) dhe të tjera.

Rimbursimi i TVSH-së, detyrimet e prapambetura 9,7 mld lekë

Deri në fund të vitit 2020 detyrimet nga TVSH-ja e parimbursuar arritën në me mbi 9.7 miliardë lekë, por kjo shumë është ulur dukshëm nga janari 2021 në vijim për shkak të shlyerjeve më të mëdha të detyrimeve të prapambetura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve./ B.H., Monitor

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI