Flash

Rezultatet/ Monika Kryemadhi shpall fillimin e sulmit ndaj Bashës

Lapsi.al 28 April 2021
Rezultatet/ Monika Kryemadhi shpall fillimin e sulmit ndaj Bashës
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka qenë sot tejet e ashpër me aleatin e saj Lulzim Basha kur ka dalë të bëjë komentin e fushatës që sapo u mbyll. Ajo ka renditur si një nga shkaqet e humbjes vendimin për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale. Por Kryemadhi nuk është mjaftuar me këtë tezë, që nuk është as e para as e fundit që e artikulon në publik. Ajo ka shkuar edhe më tej duke drejtuar gishtin direkt nga Basha. Kryetarja e LSI-së i ka quajtur këto vendime "si një strategji e qëllimshme për t'i dhënë të gjitha pushtetet, Edi Ramës, oligarkëve". Lexo më tej:

Andi Bushati:Dy grupe armiqësore brenda lëvizjes “Basha IK”  

Po kush e mori vendimin për djegien e mandateve? Natyrisht që Lulzim Basha. Dhe sipas Kryemadhit i bie që paskësh qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë kreu i PD që i ka lënë në duar pushtetin Ramës dhe oligarkëve duke prodhuar për rrjedhim edhe mandatin e tretë të Rilindjes. Por kjo deklaratë nuk është thjeshtë një rrufe në qiell të pastër. Të martën në darkë, kur i është kërkuar selisë së LSI-së që të reagojë në emisionet politike të mbrëmjes ndaj deklaratës së kreut demokrat, ajo ka dërguar zyrtarisht një video që u ka kërkuar të shfaqet. Në këtë video ka një pasazh nga filmi Skënderbeu, ku aludohet se si tradhëtari Hamza Kastrioti i tregoi rrugën turqve drejt kështjellës. Paralelizmi është i qartë: Basha është ai që bashkëpunoi me Ramën për tkurrjen e LSI-së. Këtë dyshim e shton më fort edhe fakti se sot në daljen e saj publike Kryemadhi u kujdes që ta citojë këtë video, e cila trajton subjektin se LSI do ringrihet mbi hirin e saj si feniksi, pavarësisht tradhëtisë së Hamza Kastriotit. Nuk dihet se sa bazë kanë akuzat apo aludimet e Kryemadhit, sesa qendrojnë akuzat se pas djegies së mandateve qëndronte një strategji për t'i dhënë pushtetet oligarkëve dhe Ramës dhe as se si i tregoi Basha atij rrugën për të dëmtuar LSI-në. Këto akuza duhen provuar. Por ama nga ana tjetër ne do të mësojmë më shumë për to, nga mënyra se si do të sillet Basha, sa do të reagojë ai ndaj vjedhjes masive të votës apo ndaj ftesave për bashkëpunim që i vijnë nga kryeministri. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI