Flash

Rusia dëbon 7 diplomatë evropianë

Lapsi.al 28 April 2021
Rusia dëbon 7 diplomatë evropianë

Rusia ka bërë të ditura planet për dëbim të shtatë diplomatëve nga Sllovarkia dhe tri vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas supozimeve të Republikës Çeke se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municioni më 2014.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate më 28 prill se ambasadorët e katër kombeve evropiane janë informuar se tre zyrtarë të ambasadës sllovake në Moskë, dy zyrtarë të ambasadës së Lituanisë, dhe nga një zyrtar nga ambasadat e Letonisë dhe Estonisë, duhet të largohen nga Rusia para 5 majit.

Më herët gjatë këtij muaj, Republika Çeke ka dëbuar një mori diplomatësh për shkak të akuzave, që kanë nxitur veprim të njëjtë nga Moska.

Javën e kaluar, Lituania, Letonia dhe Estonia – të gjitha ish-republika sovjetike – kanë thënë se do të dëbojnë diplomatë rusë në shenjë solidariteti me çekët, derisa Sllovakia po ashtu i ka thënë Rusisë se tre diplomatë duhet të largohen nga ambasada në Bratislavë, pas supozimeve të ngritura.

Të gjithë këto vende janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Të këshilluara

BE-ja padit AstraZeneca-n

Bashkimi Evropian tha të hënën se ka nisur veprime ligjore kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca në lidhje me mungesat në dorëzimin e vaksinave kundër koron...

19:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI