Flash

Vuçiç i përgjigjet Vjosa Osmanit: Mos ëndërroni që Serbia të njohë Kosovën

Lapsi.al 28 April 2021
Vuçiç i përgjigjet Vjosa Osmanit: Mos ëndërroni

Presidenti Aleksandar Vuçiç, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, që mos të ëndërrojnë se Serbia do të njoh pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia qëndron pas të gjitha dokumenteve “non-paper” që po shfaqen ditëve të fundit në media, ka thënë se është ajo që thotë Osmani është pavërtetë dhe një gënjeshtër.

“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë një njohje të tillë të Kosovës, unë do t’i porosisja të mos ëndërrojnë, e lëre më që Serbia të qëndrojë prapa diçka të tillë (non-paper)” -tha Vuçiç. Vuçiçin e komentuar edhe faktin që Netflix e ka futur Kosovën në listën e saj të shteteve.

“Unë e shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin” tha Vuçiç.

Të këshilluara

Meta: Më 24 korrik 2022 rikthehem në LSI

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur Kryemadhit duke i dhënë fjalën se pasi të mbarojë mandatin e tij do rikthehet në LSI të marrë kartën e anë...

12:38

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI