Flash

Albin Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bëjë rajonin më të sigurt

Lapsi.al 29 April 2021
Albin Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme po vazhdon takimet në Bruksel, ku deri më tani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kryeministri i Kosovës, thekson rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë, ndërsa shkruan se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancës do ta bënte rajonin dhe Evropën "më të sigurt".

“NATO është aleanca më e mirë e sigurisë që bota ka parë. Në takim me sekretarin Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqen dhe për të ofruar siguri, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt”, tha Kurti përmes një postimi në Twitter.

Gjatë ditës, në Bashkimin Evropian, Kurti do t do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kurti bën vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se është zgjedhur kryeministër i Kosovës. Ai do të mrrë pjesë në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI