Flash

Aqif Rakipi (Qifja) rikthehet fuqishëm në parlamentin e 25 Prillit

Lapsi.al 29 April 2021
Aqif Rakipi (Qifja) rikthehet fuqishëm në parlamentin e 25 Prillit

Në shtator të vitit 2019 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin deputetit të Peqinit, Aqif Rakipit, i njohur ndryshe si Qifja. Ai fshehu një emër tjetër që e kishte përdorur në Itali shumë vite më parë dhe një problem me autoritet italiane, për ca sende të vjedhura.

Rakipi vinte nga radhët e PDIU-së dhe i mohoi akuzat, madje e ankimoi vendimin në gjykatë. Gjithsesi, nga parlamenti Aqif Rakipi u largua për shkak të letër-porosisë nga Italia, por marrëdhënia me Edi Ramën nuk u cënua. është e njohur tashmë afërsia e Aqif Rakipit me familjarët e kryeministrit Rama dhe në parlamentin e ardhshëm, ai rikthehet përmes të afërmve të tij, jo me një, por me dy vota.

Në Tiranë ka kandiduar Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit në vendin e 30 në listën e Partisë Socialiste dhe sot ai ka thyer herësin, duke u katapultuar mes fituesve. 27 vjeçari rezultoi si një nga kandidatët më të preferuar nga banorët e Vorës, Gërdecit, Marqinetit dhe një sërë fshatrash në rrethinat e Tiranës. Emri i tij renditet mes ministrave në preferencën e votuesve.

Një tjetër “gjetje” e PS-së është Saimir Hasalla, kandidat për deputet në Elbasan, që njihet si bashkëshorti i mbesës së Aqif Rakipit. “Dhëndëri” i Aqif Rakipit me mbështetjen e tij ka thyer herësin duke marrë më shumë se 10 mijë vota dhe duke u renditur në listën fituese të deputetëve të Elbasanit për Partinë Socialiste. Saimir Hasalla ka qenë edhe kryetar i Bashkisë së Peqinit, një zonë me ndikim të fortë nga Aqif Rakipi.

Pakti mes Ramës dhe Qifes rezulton fitues në dy qarqe. Ish-deputeti i PDIU-së ia ka shpërblyer besimin e kryesocialistit me një fushatë që ndoshta nuk ka bërë shumë zhurmë, por ama “herësin” e ka bërë copa edhe në Tiranë, edhe në Elbasan.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI