Flash

Performanca e aleatëve të Bashës/ Kush shkëlqeu dhe kush zhgenjeu?

Lapsi.al 29 April 2021
Performanca e aleatëve të Bashës/ Kush shkëlqeu dhe kush

Kush shkëlqeu dhe kush zhgënjeu nga aleatët që PD vuri në listë?

Shifrat flasin qartë. Kreu i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kryeson listën e më të votuarve mes partive aleate me PD-në në këto zgjedhje.

Idrizi i cili në zgjedhjet e 25 prillit mbante numrin 9 në listën e Tiranës ka marrë 6037 vota. Me shumë vota kanë rezultuar edhe Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehu.

Mes kandidatëve më pak të votuar janë Nard Ndoka, i cili renditej i 8-ti në Shkodër ku ka marrë vetëm 228 vota. Edhe Vangjel Dule dhe Artur Roshi nuk morën shumë vota.

Kreu i PBDNJ ka marrë 645 vota në kryeqytet megjithatë ai merr mandatin pasi ndodhet në zonën e sigurt, pasi renditet i 9-ti në listë. Ndërsa, Artur Roshi i Ballit Kombëtar që renditet i 28-ti në listën e kryeqytetit ku ka marrë 306 vota, duke humbur mundësinë për të qenë në Kuvend.

Kandidatët e PD-AN dhe votat 

Fatmir Mediu 5296

Shpëtim Idrizi 6037

Vangjel Dule 645

Dashamir Shehi 4391

Nard Ndoka 228

Artur Roshi 306

Agron Duka 3206

Të këshilluara

Maqellarë/ Vëllai vret vëllanë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku një krim tjetër krim brenda familjes ka tronditur këtë zonë. Mësohet se dy vëllezë...

09:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI