Flash

Shqipëri/ NATO nis stërvitjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 29 April 2021
Shqipëri/ NATO nis stërvitjen më të madhe në Ballkanin

Në Shqipëri NATO ka nisur stërvitjen ushtarake “Defender 21” me mijëra trupa nga SHBA dhe shtete të tjera anëtare të saj. Sipas një zyrtari të ushtrisë amerikane, kjo stërvitja më e madhe në Ballkanin perëndimor qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Në të marrin pjesë afro 28 mijë trupa nga 26 shtete, ku Shqipëria është pjesëtare dhe një qendër mikpritëse e saj.

Koloneli amerikan, Joseph Scrocca, tha sot në një takim online me shtypin se Shqipëria është një aleate e vendosur e NATO-s dhe një partnere e vlerësuar e sigurisë në nivel rajonal dhe global.

Trupat amerikane janë vendosur në 5 baza ushtarake të Shqipërisë, baza tokësore, detare dhe ajrore qysh nga 26 prilli.

Krahas Shqipërisë, në stërvitje marrin pjesë edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor anëtare të NATO-s; Kroacia Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Disa ditë para nisjes së stërvitjes “Defender 21”, shefi i shtabit të ushtrisë shqiptare, gjeneral major, Bajram Begaj, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Komanda Amerikane e Europës dhe Afrikës e vlerësoi Shqipërinë, duke e zgjedhur për këtë stërvitje me rëndësi, dhe ana tjetër Shtetet e Bashkuara shprehin vendosmërinë si garant të sigurisë dhe mbrojtjes së Europës Qendrore, Veriore dhe për rajonin delikat të Ballkanit Perëndimor./voa

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI