Flash

Tabaku: Si u manipuluan votat nga qeveria në zonën e Taulant Ballës

Lapsi.al 29 April 2021
Tabaku: Si u manipuluan votat nga qeveria në zonën e Taulant

Deputetja e zgjedhur e PD në Tiranë, Jorida Tabaku, duke folur në një takim online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA, tha se në zonën elektorale të numrit 2 të PS, Taulant Balla u vu re përdorimi i krimit të organizuar për të intimiduar numëruesit e votës.

"Unë dua të falënderoj personalisht ambasadoren amerikane e cila shkoi personalisht në qendrat e numërimit për të bërë të mundur që numërimi të vazhdonte dhe që numëruesit të ishin të lirë nga presioni kriminal ashtu sic ndodhi në Elbasan", - u shpreh Tabaku.

Përfaqësuesja e PD, Jorida Tabaku listoi shkeljet e rënda të konstatuara para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 25 Prillit. Tabaku nder te tjera listoi një sërë shkeljesh të rënda zgjedhore para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit duke nisur me prishjen e konsensusit të 5 qershorit.

 

"Ndryshime të njëanshme u bënë që favorizuan qeverinë të cilat nuk I mundësuan opozitës që të garonte e vetme. Qeveria gjatë dy viteve të fundit punoi vetëm që të fitonte zgjedhjet dhe nuk punoi për te ardhmen europiane të vendit por investoi gjithçka vetëm për të fituar zgjedhjet. Mashtrimi elektoral u bë nga qeveria gjatë 18 muajve të fundit.

Siç thotë raporti i ODIHR blerja e votës ishte e pranishme gjatë zgjedhjeve të fundit. Me dhjetëra denoncime janë bërë në Prokurorinë e Posaçme për blerjen e votave. Në disa zona të vendit grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit. Po kështu qeveria përdori edhe të dhënat private te qytetarëve në fuksion të zgjedhjeve.

Duke patur qeverinë kundër e cila, siç thotë raporti i ODIHR, përdori çdo burim shtetëror dhe administratën publike ne këto zgjedhje, heqja e emrave te kandidateve nga fletët e votimit, kur të gjithë ramë dakord për këtë, gjë që çoi në numrin më të lartë të fletëve të pavlefshme, plot 85 mijë të tilla. Ajo që do të bëjmë është ndjekja ligjore e të gjitha denoncimeve për krime zgjedhore" - deklaroi deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku në takimin online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA. 

Të këshilluara

Alsident në Laç, plagoset 21-vjeçari

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti. Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një motor ...

18:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI