Flash

Hyn çuni Qifes në Kuvend, Pandi Majko ngelet jashtë: Sistemi është ky që kemi pranuar

Lapsi.al 30 April 2021
Hyn çuni Qifes në Kuvend, Pandi Majko ngelet jashtë: Sistemi

Njësoj si Ervin Bushati, edhe Pandeli Majko do të mbetet jashtë Kuvendit. I renditur i 19 në listën e socialistëve në Tiranë, ai nuk arriti dot të fitonte në këtë pozicion e as të thyente herësin. Majko ka pranuar rezultatin dhe thotë se sistemi është ky që kemi pranuar. Ndërkohë që në Kuvend nga lista e Tiranës ka hyrë djali i Aqif Rakipit, ish deputetit të PDIU-së. Një i ri te të njëzetat, pa staturë e pa kontribut politik në radhët e PS-së kur e krahason me Pandeli Majkon apo Ervin Bushatin. Ja cfarë shkruan ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, dhe njëkohësisht një nga politikanët më të pranuar mes të majtëve e të djathtëve.

"Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!" Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi

Tiranë 30 Prill 2021" 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë moti do të jetë me temperatura të ngrohta dhe pritet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të di...

16:50

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI